Artur Zheji: Rama po lëshon pe për t’i shpëtuar reputacionin publik opozitës

Artur Zheji: Rama po lëshon pe për t’i shpëtuar

Analisti Artur Zheji i ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora, u shpreh se ka hipoteza që në vjeshtë mund të ketë zgjedhje lokale dhe në pranverën e vitit që vjen, zgjedhje politike.

Ai shtoi se tani Rama lëshon pe për t’i shpëtuar reputacionin publik opozitës.

Artur Zheji: Ky është hapi i fundit politik i rëndësishëm para pushimeve të nxehta që me siguri palët i kanë rezervuar në vende shumë të bukura. Ka hipoteza korridoresh që në vjeshtë mund të ketë zgjedhje lokale dhe në pranverën e vitit që vjen, zgjedhje politike. 

Kështu i shpëtohet reputacioni i opozitës, që ja kemi zgjedhje të parakohshme, por diferenca është shumë e ngushtë. Por Rama me mjeshtëri, tërheq fill, kur peshku është shumë i fuqishëm në det. Ka mësuar shumë nga Berisha dhe Nano.

Tani Rama lëshon pe për t’i shpëtuar reputacionin publik opozitës. Zgjedhje të parakohshme nuk ka, qeveri tranzitore nuk jep dhe prandaj negociata bëhen më të ashpra. Tani e dinë amerikanët, se shqiptarët nuk e dinë më asgjë.  

EMISIONET