Artur Zheji: Nesër dal edhe unë në protestë

Artur Zheji: Nesër dal edhe unë në protestë

I ulur mes studentëve, gazetari dhe drejtuesi i emisionit "360 gradë", Artur Zheji tha se nesër do ti bashkohet protestës.

Meço: Pse zoti Zheji i ulur me studentët dhe jo në panel?

Zheji: I ulur me ta sepse jam me ta dhe normalisht kjo paralajmëron dhe zbritjen time në protestë, që nesër. Në skenografi ndodh sot, ndërsa në gjeografi reale ndodh nesër. E shoh që protesta ka kapur palcën e shqetësimit të gjithë shqiptarëve. Është shndërruar nga një protestë e studentëve në një protestë kombëtare për një Shqipëri më të mirë që shqiptarët duan dhe jo politikanët duan.



EMISIONET