Arsene Wenger bën gati ofertën prej 45 milion paundësh për yllin e Lyon-it

Arsene Wenger bën gati ofertën prej 45 milion paundësh për

Arsene Wenger ka identifikuar mesfushorin e Lyonit Nabil Fekir si objektivin e tij numër një të verës .

Menaxheri i Arsenalit është i gatshëm të paguajë 45 milionë paund për 24-vjeçarin, i cili do të jetë një pike kyç për Francën në finalet e Kupës së Botës në qershor.

Fekiri, i cili shënoi në fitoren 3-1 në Europa League gjatë sfidës kundër Villarreal gjatë mbrëmjes së 15 shkurtit ,është  krahasuar me heroin francez Youri Djorkaeff, i cili e ndihmoi vendin e tij të bëhet kampion bote në vitin 1998 dhe gjithashtu të fitojë kampionatin Europian dy vjet më vonë.

Lyon do të ngurrojnë të shesë yllin e tyre, por ata kanë kanë treguar në të shkuarën se shesin lojtarë të rëndësishëm nëse çmimi është i arsyeshëm, duke e lënë Alexandre Lacazette të shkojë në Arsenal për 52.7 milionë paund verën e kaluar.

Wenger ka ndjekur nga afër zhvillimin e Fekir, gjithashtu ai është shikuar nga agjenti i klubit londinez Gilles Gimandi sipas Dailymail.

Sulmuesi i Lyon-it ka qenë i përfolur më parë për një lëvizje në Bernabeu.

Wenger dëshiron të përfundojë një marrëveshje përpara se Fekir të raportojë për detyrë në Kupën Botërore.

Ai është gjithashtu i sigurt për nënshkrimin me mbrojtësin qendror të West Bromwich Albion, Jonny Evans, në një transferim prej 25 milionë paundësh, pasi nuk arriti të  nënshkruajë me  30-vjeçarin në janar.

EMISIONET