Arsenal nis spastrimin, pas Xhakës largohet edhe Mustafi

Arsenal nis spastrimin, pas Xhakës largohet edhe Mustafi

Granit Xhaka nuk do të jetë shqiptari i vetëm që mund të largohet nga Arsenali.

Sirenat e merkatos kanë nisur edhe për Shkodran Mustafin. Mbrojtësi me origjinë shqiptare por që përfaqëson ngjyrat e kombëtares gjermane ka përfunduar në listën e dëshirave të disa skuadrave.

Sipas "Mirror", futbollisti është i etur për të nisur një eksperiencë të re larg Londrës, me Seria A italiane dhe La Ligën spanjolle që shihen si destinacione të mundshme për të. Minutat e pakta të marra në fazën e parë të sezonit, ku ka zhvilluar 3 ndeshje të Premier League e detyrojnë Mustafin që të synojë një tjetër eksperiencë.

Ndërkaq, për Xhakën ka interes nga klube si Hertha Berlin dhe Milan, me gjermanët që kanë depozituar edhe një ofertë konkrete në llogarinë e Arsenalit për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.

EMISIONET