Arrihet akordi, ylli i Interit firmos për 4 vite

Arrihet akordi, ylli i Interit firmos për 4 vite

Milan Skriniar do të mbetet zikaltër të paktën deri në vitin 2023.

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat italiane, që konfirmojnë se palët kanë rënë dakord për një kontratë të re deri në qershor të 2023, me vlerë prej 3 milion euro për sezon plus bonuse.

Në akordin e mbrojtësit me Interin kishte edhe një vit kontratë, por frika e ofertave nga gjigantët e Europës i ka shtyrë drejtuesit zikaltër t'i ofrojnë rinovimin e kontratës.

23-vjeçari do të fitojë fillimisht 3 milionë euro plus shpërblime në sezon, me shifrën që do të rritet pas çdo vit.Pas muajsh bisedimesh, kontrata do të nënshkruhet javën e ardhshme.

Interi ka paguar 28 milionë euro për të marrë Skriniar nga Sampdoria në verën e 2017 dhe vlera e tij është trefishuar që atëherë.

EMISIONET