Arrihet akordi, Kristal Abazaj praktikisht një futbollist i Kukësit

Arrihet akordi, Kristal Abazaj praktikisht një futbollist i Kukësit

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Kristal Abazaj është një futbollist i Kukësit.

Klubi verilindorë ka arritur akordin me Anderlecht për mesfushorin sulmues. 23 vjeçari do të kalojë në formë huazimi te nënkampionët e vendit dhe rikthehet në këtë mënyrë sërish në Kategorinë Superiore, pas eksperiencës te Luftëtari.

Abazaj u largua nga bluzinjtë vetëm një sezon më parë, ku firmosi me Anderlecht për shifrën e 750 mijë eurove. Niveli i lartë i futbollit belg si dhe dëmtimet e shpeshta e detyruan lojtarin e kombëtares shqiptare që të humbasë vendin në listën e të grumbulluarve te gjiganti belg, çka solli edhe huazimin te Osijek.

Në një gjysëm-sezoni me kroatët, Abazaj shënoi 1 gol në 9 paraqitje. Detajet e marrëveshjes nuk bëhen ende zyrtare, por besohet se 23 vjeçari do të përfitojë rreth 8-10 mijë euro në muaj.

EMISIONET