Arrihet akordi, Ibrahimovic "zgjedh" numrin e çuditshëm

Zlatan Ibrahimovic gjithmonë e më pranë Milanit. Të paktën këtë raportojnë mediat përtej Adriatikut, me sulmuesin suedez që duket se është bindur për të veshur sërish fanellën kuqezi.

Shifrat duket se janë fiksuar në një kontratë 6 mujore me Ibrahimovic që do të përfitojë nga 3 deri në 4.5 milionë euro në sezon. Ndërkaq, një tjetër problem që pritet të has 38-vjeçari është numri që do të mbajë në fanellë.

Klasikët 9,10 dhe 11 janë aktualisht të zënë dhe Zlatan mund të mbajë në shpinë njërin nga këta numra nëse njëri prej Piatek, Calhanoglu dhe Borini mund të largohet.

Kjo ka shkaktuar debat në Itali, me "Sportmediaset" që tashmë i sugjeron Zlatan numrin "1" në fanellë. Ky sugjerim nuk do të ishte zgjedhja e re në Serinë A, pasi më parë, numrin "1" e mbajti në shpinë mesfushori De Guzman te Chievo.

Edhe numri "0" shihet si alternativë e mundshme, ashtu siç edhe "81", që lidhet me vitin e lindjes së suedezit. Megjithatë, këto janë thjeshtë hipoteza të mediave, pasi më parë, Milanit i duhet të arrijë zyrtarizimin me Ibrahimovic dhe më pas të fiksojë edhe numrin që do të mbajë në shpinë.





EMISIONET