Arrihet akordi, femrat futbolliste do fitojnë aq sa djemtë

Arrihet akordi, femrat futbolliste do fitojnë aq sa djemtë

Femrat do të paguhen njëlloj si burrat.

Kjo natyrisht është një risi dhe natyrisht historike. Marrëveshja vjen nga futbolli australian, që do të thotë barazi gjinore në ekipet kombëtare të futbollit.

Futbolli është një sport për të gjithë dhe ky sistem i ri dhe marrëveshja e re janë një hap i madh në perpjekjet tona për t’u siguruar se ne i kemi vlerat e barazisë, përfshirjes dhe mundësive për të gjithë”, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Australisë, Chris Nikou.

Marrëveshja katërvjeçare mes Federatës së Futbollit të Australisë dhe Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë të Australisë ka zhdukur dallimin në paga mes vajzave dhe djemve të ekipit kombëtar në "kontinentin e kangurëve".

EMISIONET