Arrestohet në Beograd ish snajperisti serb që mori pjesë në luftën e Kosovës

Arrestohet në Beograd ish snajperisti serb që mori pjesë në

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia serbe në Beograd. Bëhet fjalë për Danilo Tesiç, i cili dyshohet se ka qenë snajperist i ushtrisë serbe në luftën e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar "Rrufeja".

38 vjeçari akuzohet se ndalonte qytetarët në rrugët e Beogradit duke u prezantuar si polic të cilët më pas i plaçkiste.

Në banesën e tij policia ka gjetur 11 armë, nëntë pushkë, 15 thika, dylbi, snajperë dhe armë të tjera të llojeve të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Pas arrestimit, Tesiç është dërguar në Prokurorinë Themelore në Beograd.

Ai ka qenë pjesë e dy betejave, në Junik dhe Suharekë.

EMISIONET