Arrestohet kambisti ilegal në Pogradec, i gjendet edhe një aparat elektroshok

Arrestohet kambisti ilegal në Pogradec, i gjendet edhe një aparat

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një kambist i cili e ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor.

I arrestuari është shtetasi A.X., 46 vjeç, banues në Pogradec.

"Shtetasi i mësipërm u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.5, duke ushtruar aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë" njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi rreth 800.000 lekë (në dinarë maqedonas, dollarë, euro dhe lekë) një aparat neuroparalizues elektroshok dhe 2 celularë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

EMISIONET