Një shtetas grek është arrestuar për trafikimin e një sasie të konsiderueshme droge, të futur në Greqi nga Shqipëria.

Sipas komunikatës së policisë greke, 60 vjeçarit i janë hedhur prangat pasditen e të hënës.

Ai nuk iu ka ndaluar kontrollit të policisë, në një segment të rrugës së re nacionale Janinë-Athinë, pranë Amfilochias. Përkundrazi, ka rritur shpejtësinë, çka solli si pasojë daljen nga rruga  dhe përplasjen e makinës.

Brenda automjetit policia ka gjetur 108 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 118,6 kilogramë.

Destinacioni i drogës ishte Athina, ku i ndaluari edhe banonte. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dy peshore precizioni dhe një thikë me sustë.

Policia po heton nëse i arrestuari e kishte sjellë vetë drogën nga Shqipëria, apo e kishte marrë në afërsi të kufirit.

/Ora News.tv/