Futbollisti Farid El Melali është kapur duke masturbuar në publik të hënën, dhe do të gjykohet për ekspozim të pavëmendshëm, sipas AFP.

Sulmuesi algjerian po atë ditë kishte nënshkruar një kontratë tjetër deri në vitin 2023 me klubin Ligue 1 Angers.

Policia ka deklaruar se 22-vjeçari u mor në pyetje të hënën në mbrëmje, pasi fqinjët e tij e kishin parë atë duke e ekspozuar veten para ndërtesës.

"Ai nuk po synonte askënd dhe nuk ishte agresiv ndaj askujt," tha avokati i tij, Sandra Chirac-Kollarik.

Sidoqoftë, sulmuesi pranoi se ka bërë qëndrim të papërshtatshëm kur u mor në pyetje nga policia, duke shprehur se ai mendonte se ishte vetëm në oborrin e ndërtesës në fjalë.

El Melali u la i lirë, derisa të bëhet gjyqi. Prokurori gjithashtu tregon se ekziston një pretendim tjetër kundër El Melali për një vepër të ngjashme në muajin prill, por dëshmitari nuk ishte në gjendje ta identifikonte atë.

/Ora News.tv/