Arrestohet çifti shqiptar në Prevezë, bashkëpunëtorë të grabitësve që u përplasën me policinë

Një burrë dhe një grua u arrestuan nga oficerët e Policisë së Sigurisë në Prevezë.

Sipas raportimeve, çifti me origjinë shqiptare dyshohet të jenë bashkëpunëtorë të tre grabitësve që u përplasën me armë zjarri me oficerët e Sigurisë së Atikës në kalanë Akrocorinthos në Korinth pasditen e të shtunës.

Sipas hetimeve të policisë, çifti dyshohet se merrte me qira makina për llogari të tre grabitësve.

Dyshohet se grupi i grabitësve janë të përfshirë në disa grabitje, përfshi këtu bankën e Pargës dhe kohet e fundit fshiheshin në Shqipëri.

Çfarë ndodhi të shtunën?

Policia greke shkatërroi një grup të rrezikshëm kriminal që kryente grabitje të armatosura në degët e bankave. Tre anëtarë të saj u arrestuan dje  pas një shkëmbimi të shtënash me armë me oficerë të Policisë së Sigurisë së Atikës në Korinthin e lashtë.

Mëngjesin e të shtunës, policia ndaloi mjetin me të cilin lëviznin tre të arrestuarit.

Dy prej dolën me shpejtësi nga automjeti dhe tentuan të largohen duke qëlluar tre herë ndaj policisë. Kjo e fundit u kundërpërgjigj me zjarr duke i plagosur dhe më pas arrestuar shqiptarët.

Edhe grabitësi i tretë me gjithë rezistencën e tij të fortë, u arrestua nga policia.

Dy të lënduarit u dërguan në spital për mjekim.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi makinën, dy pistoleta me të cilat qëlluan grabitësit, një kallashnikov, pushke dhe fishekë.

Automjeti ishte marrë me qira të premten, 7 Shkurt në Prevezë nga dy anëtarë të organizatës kriminale, të cilët u arrestuan sot.

Si pjesë e organizatës kriminale janë në hetim edhe dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim.

Deri më tani, ata akuzohen një për grabitje të armatosur në  dhjetor 2019 në një degë banke në Messinia, ku ata morën më shumë se 208,000 euro ndërsa gjuanin brenda bankës me një pistoletë dhe pushkë.

Banda akuzohet gjithashtu edhe për grabitjen e një dege banke në Parga në gusht të 2019.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan një numër i madh celularësh dhe kartash SIM.

Kundër anëtarëve të organizatës kriminale janë ngritur kallëzime penale për krijimin e një organizate kriminale, vrasje të mbetur në tentativë dhe vjedhje në bashkëpunim, të cilat i janë referuar prokurorit të qarkut.

Vihet re se shumica e anëtarëve të organizatës kriminale kanë qenë të përfshirë më herët në vepra të rënda siç janë grabitje, vjedhje dhe raste armësh, ndërsa njëri prej personave të kërkuar është akuzuar për vrasje.



EMISIONET