Arrestohen shqiptari dhe grekja, sekuestrohen 1,1 kg kokainë dhe 110.000 euro

Në ishullin e Kretës janë arrestuar një shtetas shqiptar dhe një shtetase greke, të akuzuar se trafikonin sasi të mëdha droge.

44 vjeçari shqiptar është arrestuar në flagrancë, ndërsa po merrte në dorëzim nga 32 vjeçarja greke një sasi prej 1,16 kilogramë kokainë.

Shqiptari kishte me vete 40.130 euro, që destinoheshin për blerjen e kokainës.

Pas kontrollit në makinën dhe banesën e shtetasit shqiptar, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës 37 doza të gatshme kokaine me peshë 69 gramë, një shumë parash prej 70.090 euro, si dhe 120 paund.

Policia sekuestroi dhe dy automjetet e tyre si dhe 4 telefona celularë.

Nga hetimet rezultoi se grekja e sillte kokainën me tragetin e linjës nga Pireu dhe ia dorëzonte shqiptarit që pastaj e trafikonte në tregun vendas, kryesisht në qytetin Chania.

EMISIONET