Arrestohen dy grekë në afërsi të Qafë Botës

Arrestohen dy grekë në afërsi të Qafë Botës

Dy shtetas grekë të moshës 36 dhe 26 vjeç, janë arrestuar nga policia vendase. Ata akuzohen për import dhe transport të lëndëve narkotike, me qëllim trafikimin.

Policia e ndaloi për kontroll mjetin që drejtonte 39 vjeçari, në Sajada, në afërsi të pikës kufitare të Qafë Botës.

Në portbagazhin e mjetit u gjetën 14 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë 40,8 kilogramë, si dhe 9 paketa me kanabis të tipit “çokollatë”, që peshonte 2,2 kg. Drejtuesit të mjetit iu hodhën prangat.

Pak më vonë, policia arrestoi edhe 26 vjeçarin, i cili kishte rolin e pararojës. Ai, kur pa se policia arrestoi bashkëpunëtorin e tij, e braktisi mjetin e vet në vendin e quajtur Ragio, dhe u largua me këmbë, por nuk mundi të shpëtonte.

Policia sekuestroi drogën, dy mjetet si dhe dy telefona celularë.

EMISIONET