Plot 228 persona janë arrestuar nga policia turke, bën me dije agjencia shtetërore e lajmeve agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Ata akuzohen se ishin pas një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, ku u vranë rreth 250 persona.

Autoritetet turke janë duke hetuar ushtrinë dhe ministrinë e Drejtësisë, si dhe një sërë ndjekësish të dyshuar si përkrahës të Fetullah Gulen.

Sipas Anadolu, operacioni ishte i bazuar në provincën perëndimore të Izmirit por shtrihej edhe në 43 provinca tjera.

Që nga përpjekja për grusht shteti, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit dhe rreth 150,000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u pushuan ose u pezulluan nga puna.

/Ora News.tv/