Arrestimi i Gjekson Pusit për 2 atentate, sulmoi Fation Harushën, i dyshuar si i përfshirë në atentatin e Billës

Arrestimi i Gjekson Pusit për 2 atentate, sulmoi Fation Harushën, i

Një 33 vjeçar me precedent që ishte me masë sigurie arrest shtëpie, është autori i dyshuar për atentatin ndaj 30-vjeçarit Fation Harusha, ngjarja e ndodhur të hënën në Shkodër. Motivet e konfliktit mes të rinjve ndërkohë mbeten të paqarta!    

Një 33-vjeçar që duhet të qëndronte i izoluar në shtëpi me masë arresti në shtëpi, është ndaluar nga policia pasi dyshohet se është përfshirë në dy atentate mafioze.

Gjekson Pusi është ndaluar nga policia e Shkodrës si i dyshuar i dyshuar për atentatin ndaj Fation Harushës, ngjarje e shënuar të hënën në Shkodër.

Krahas kësaj ngjarje, për Pusin ka dyshime se është implikuar dhe në atentatin ku mbeti i vdekur Hekuran Billa.

Gjekson Pusi, me precedentë penalë dhe më herët i cilësuar person me rrezikshmëri të lartë ndodhej në arrest shtëpie që nga tetori i vitit të shkuar pasi u evidentua teksa lëvizte me armë zjarri pa leje me vete.

Për motive ende të panjohura, ai sulmoi 30 vjeçarin Fatjon Harusha, kushëri i afërt i deputetit socialist Luan Harusha.

I riu arriti ti shpëtojë sulmit, ndërsa plumbat prekën makinën në pronësi DPSHTRR, me të cilën ai udhëtonte në rrugën e fshatit Kuç në Vukatanë.  

Ende nuk dihet arseja që ka mund të ketë çuar drejt kryerjes se këtij atentati që fatmirësisht dështoi.

33-vjeçari tashmë i arrestuar dyshohet se ka drejtuar automjetin e autorit të vrasjes së Hekuran Billës.

Pusi mësohet se është shok i ngushtë i Viktor Markut, i dyshuar si ekzekutori kryesor i 40-vjeçarit Hekuran Billa, të vrarë në 11 qershor në komunën e Parisit në kryeqytet.

Pusi është personi i katërt i arrestuar për atentatin ndaj Hekuran Billës, pasi më herët është arrestuar Viktor Marku i dyshuari kryesor, Sebastian Mali dhe Adjola Lakra në rolin e bashkëpunëtorëve.

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest me burg për të tre këta shtetas.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, të vrarë në 2006 në Angli nga Billa. Sebastian Mali është nipi i vëllezërve Marku, i cili dyshohet se bashkë me të dashurën Adjola Lakra kanë ndihmuar në realizimin e atentatit.

Billa dyshohet se u vra nga Viktor Markun për hakmarrje pasi kishte vrarë në vitin 2006 vëllain e tij Prel Marku në Angli.

Ai ishte dënuar nga drejtësia angleze me burgim të përjetshëm, por u lirua nga ky dënim nga drejtësia shqiptare.

Lexoni te gjitha lajmet lidhur me atentatin ndaj Hekuran Billes

EMISIONET