Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli do vijnë në një projekt televiziv së bashku?

Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli do vijnë në një projekt televiziv

Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli janë risitë më të mira që ka patur ekrani shqiptar vitet e fundit, të cilët janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por miq të mirë.

Arjola është përkufizuar si vajza e qeshur dhe e ciltër, por serioze në punë. Ndërsa Kelvi është njihet si djali që nuk njeh limite, as komplekse, por guxon të thojë cdo gjë që dëshiron.

Të dy janë të vecantë, por aspak të ngjashëm. Megjithatë, Arjola dhe Kelvi janë miq të mirë dhe me botëkuptim të njëjtë, gjë e cila mund të jetë shkaku përse do të vinin bashkë në një projekt televiziv.

Arjola Shehu: Me qejf do ta kisha një projekt me Kelvin, megjithëse jemi krejtësisht të ndryshëm, qoftë në formatet që kemi sjellë zakonisht, qoftë në stil jetese. Thelbi i Kelvit dhe i imi është që vizionin e kemi të njëjtë. Shpesh herë na ka lidhur dhe profesionalja dhe personalja, botëkuptimet na kanë lidhur. Është një miqësi shumë e pastër mes nesh.

Arjola foli edhe për sezonin e ardhshëm televiziv duke treguar se do ti mendojë të gjithë propozimet për të patur një program që do të zgjasë.

Rudina Dembacaj: Ke ndonjë projekt në sirtar?

Arjola Shehu: Kam patur shumë propozime këtë periudhë, por nuk kam dashur të bëj kompromise. Kompromise në kuptimin që të bëj emisione që nuk më përshtaten thjesht për të dalë në ekran, nuk e dua këtë gjë. Ndoshta mund të jem gabuar, ndoshta pas një viti do kem ndryshuar mendje, por në këtë moment e besoj që duhet të bëj një projekt që të më rrijë mirë.

Rudina Dembacaj: Të pëlqejnë show-t e mëdha?

Arjola Shehu: Më pëlqejnë shumë. Po shpresoj me gjitha planet e diskutimet që të kem një program që të zgjasë gjithë sezonin televiziv, por këto show-t më pëlqejnë shumë.

EMISIONET