Argjentina rrëzon ligjin për abortit

Senati në Argjentinë ka rrëzuar projektligjin që synonte  legalizimin e abortit në 14 javët e para të shtatzënisë. Deri më tani ky veprim lejohet në rastet e përdhunimit apo kur rrezikohet shëndeti i nënës. Por propozuesit kërkojnë liberalizimin e mëtejshëm.

Pas një debati të gjatë publik dhe në senat, drafti është rrëzuar me 38 vota kundër dhe 31 pro. Sipas procedurave nismëtarët duhet të presin deri vitin e ardhshëm për të tentuar dhe një herë miratimin e tij në senat.

Propozimi kishte kaluar më parë nga dhoma e ulet e parlamentit me 129 vota pro dhe 125 kundër.

Projekti solli reagimin e institucioneve fetare dhe protesta të medha në dyert e senatit. Por dhe vetë argjentinasit u ndanë në dy kampe, ata që mbështesnin miratimin e projektit, me argumentin se është një çështje e shëndetit publik. Mediat raportuan se 43 gra kanë vdekur vitin e kaluar për shkak të aborteve ilegale. Por aktivistët e pozicionuar kundër draftit e  konsiderojnë abortin si vrasje.

"Argjentina është ende një vend që përfaqëson vlerat familjare", shprehen aktivistët kundër abortit duke përshëndetur rrëzimin e projektligjit në senat.

Mes shteteve të Amerikës Latine, Uruguaj dhe Kuba janë të vetmet që kanë legalizuar abortin. 

EMISIONET