Presidenti i republikës Ilir Meta bëri një tjetër paralajmërim të fortë mbrëmjen e kësaj të hëne duke deklaruar se nëse mazhoranca nuk e respekton "afatin" e 15 marsit, i vendosur para qytetarëve në tubim, ai do të marrë masa të tjera për të rivendosur rendin kushtetues.

“Kur preket Gjykata Kushtetuese, revolucioni është rruga e vetme. Aty ka patur edhe shumë personalitete të PS, edhe shumë qytetarë që janë pa parti. Se çfarë do të ndodhë më 15 mars? Të shohim. Do të ketë nevojë të një manifestimi të një përmase tjetër dhe që mua do të më duhet të marrë masa të tjera për vendosjen e rendit kushtetues", paralajmëroi presidenti Meta.

Deklaratën Meta e bëri në 'Çim Peka LIVE' në SYRI TV.

Lexo edhe -"Besëlidhja e re", Meta: Nëse nuk zbatohet dekreti për "betimin e gjyqtareve", pas 15 marsit shpërndaj parlamentin

/Ora News.tv/