Alarmi për përhapjen e koronavirusit është ende i lartë. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të anulojnë dy fazat e fundit të turit të çiklizmit (UAE Tour 2020) pasi dy anëtarë të stafit italian rezultuan pozitiv pas testit tampon.

Organizatorët, pjesëmarrësit dhe anëtarët e stafeve janë duke u testuar gjithashtu për të verifikuar nëse janë infektuar.

Ndërkohë janë regjistruar rastet e para të infektimit në në Nigeri dhe Holandë : në rastin e parë është një italian që u kthye nga Milano ditët e fundit, në të dytin një person nga Tilburgu që kishte qenë në veri të Italisë.

Irani anuloi lutjet e së Premtes

Irani ka vendosur të anulojë lutjet e së Premtes në të gjitha qytetet kryesore të vendit për shkak të emergjencës së koronavirusit. Këtë e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Për momentin ka 245 raste infeksioni dhe 26 të vdekur.

Koreja e Jugut, rastet pozitive tejkalojnë 2 mijë persona

Koreja e Jugut ka regjistruar mbi 2000 persona të infektuar me koronavirus dhe kjo ka detyruar autoritetet shëndetësore të vendit të rrisin distancën sociale dhe të shmangin tubimet masive, duke filluar nga shërbimet fetare me takime të mëdha.

British Airways ndalon fluturime të tjera për në veri të Italisë

British Airways ka vendosur të anulojë fluturimet e reja për në veri të Italisë dhe të zgjasë këtë masë deri më 28 mars, nga 11 marsi që ishte caktuar paraprakisht. Përveç lidhjeve me Milanon, do të ndërpriten 56 lidhje me destinacione të ndryshme, përfshirë Bologna, Venecia dhe Torino. Lidhjet me Seulin dhe gjashtë fluturime drejt Singaporit janë pezulluar deri më 15 Mars gjithashtu.

/Ora News.tv/