Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon nga politikanët që të heqin dorë nga interesat e ngushta afatshkurtra dhe të bashkëpunojnë në këtë moment kyç për integrimin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, 77-vjetorin e Konferencës së Pezës, Kreu i Shtetit evidentoi pluralizmin politik në atë kohë, duke nënkuptuar nënkuptuar mungesën e elementit të demokracisë në ditët e sotme.

Meta: Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi i Evropian i Shqipërisë. Është koha për të mos u vonuar në këtë proces për shkak të antagonizmit politik të paprinciptë. Është koha për të forcuar bashkëpunim duke lënë mënjanë interesat e ngushta afatshkurtra në mënyrë që e ardhmja evropiane e Shqipërisë  të jetë sa më e shpejtë për fëmijët tanë. 

Sa i përket pluralizmit politik edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh në të njëjtin gjatësi vale me Presidentin Meta, kur tha se një tipër të tillë duhet ta kultivojnë të gjitha palët.

Veliaj: "Duhet të inkurajojmë pluralizmin kudo, edhe kur shkojmë në kuti të votimit, edhe flasim kanceleratië e huaja,  ama kurrë nuk do të shkrehim pushkë kundër Shqipërisë. Dhe pushka sot nuk është vetëm me plumb por dhe me fjalë me cfarë shkruajmë. Ndaj unë do do ti bashkohem thirrjes duhet pluralizëm por kudo."

I pyetur për një koment lidhur me këtë deklaratë, kreu i shtetit u përgjigj: Nuk ka patur asnjë institucion më koherent në respektimin e pluralizmit, bashkëpunimit të standardeve evropiane sesa Presidenti i Republikës. Kush ka paqartësi të lexojë raportin e OSBE/ODIHR"

Pas 30 qershorit, raportet mes Presidentit dhe mazhorancës janë nga më të përkeqësuarit në këto 30 vite. Socialistët kanë ngritur edhe një komision hetimor për shkarkimin e Presidentit pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.


/Ora News.tv/