“Brezat e rinj në vendet e rajonit duhet të mësojnë të vërtetat historike për të mos lejuar që të ndodhin kurrë më tragjedi, si ato që kemi përjetuar pak dekada më pare”

Ky është mesazhi që Presidenti Ilir Meta përcolli përpara studentëvetë të e Shkollës prestigjoze “Lauder” të Qeverisjes, Diplomacisë dhe Strategjisë në Izrael.

Ai mbajti një ligjëratë të veçantë me temë: “Shembulli unik i Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri, si model i paqes".
”Toleranca, bashkëjetesa etnike, fetare dhe kulturore në Ballkan është thelbësore, për ta çuar edhe më përpara paqen, stabilitetin dhe harmoninë rajonale, për promovimin e të cilave Shqipëria ndihet krenare që ka pasur një rol kryesor” u shpreh Meta I cili postoi dhe disa foto në profilin e tij në facebook, nga ky aktivitet.

 

/Ora News.tv/