Apeli i Ambasadorit shqiptar nga Kina: Blini biletën të afërmve tuaj të kthehen në atdhe

Apeli i Ambasadorit shqiptar nga Kina: Blini biletën të afërmve

Ambasadori shqiptar në Republikën e Kinës bën një bilanc të situatës në të cilën ndodhen shqiptarët që jetojnë e punojnë atje.

Fatmirësisht mes 400 shqiptarëve që ndodhen atje, 60 prej të cilëve studentë asnjë nuk është i infektuar. Ndërkohë vetëm një studente ka mbetur në Ëuhan ku ka shpërthyer epidemia dhe nga ku po bëhet çmos për ta nxjerrë. Tre të tjerë janë larguar nga Ëuhani dhe ose kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe.

“ Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen për kujdes, shmangje udhetimesh dhe respektim të udhezimeve e rregullave. Kemi vetëm nje studente në Ëuhan të cilën po bëjme cdo përpjekje ta nxjerrim, sadoqë kjo kerkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar ajo doli ok! 3 të tjerët, ne dijenine tone janë larguar nga Ëuhani dhe kanë mbrritur ose po mbrrijnë në atdhe!”  Shkruan ambasadori në një postim në facebook.

Belortaja i bën apel familjeve të paguajnë biletat e kthimit për të afërmit e tyre pasi ambasada nuk i ka mundësitë.

“I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnê, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe të raportojnë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh.” 

Më tej Belortaja raporton se për herë të parë që nga shpërthimi i epidemisë ministria e jashtme kineze ka informuar zyrtarisht selitë diplomatike.

"Sot: për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Ëuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkepunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi .. “më dëmprurës se sa ..vetë virusi”, si dhe besim! U referuan përballje të ngjashme (SARS ne 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi te tjera si H5N1, Ebola, etj) nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë. Na u njoftuan linjat e komunikimit emergjent në MPJ (për komunikim prej nesh) dhe në vatrën e virusit Hubei (027 -86122256 dhe 027 -87811173). Ndërkohë ende virusi nuk deshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen. Deri më sot raportohen:
• 2,823 raste të konfirmuara infeksioni
• 5,794 raste të dyshuara
• 59 të shëruar
• 81 humbje jetësh.
Provinca e Hubeit me kryeqytet Ëuhan ka numrin dërmues të rasteve. Ndërsa Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuar dhe një rast vdekje.
Thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë. Ndërkohë, përvec Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën."

Ambasadori e mbyll postimin me një urim Kinës për fitore të shpejtë të kësaj beteje!

EMISIONET