Ankth tek Interi, klubi anglez kërkon "yllin" zikaltër

Ankth tek Interi, klubi anglez kërkon "yllin" zikaltër

Lautaro Martinez po bënë të rikthehen në memorien e tifozëve të Interit, paraqitjet e Diego Militos. 

Argjentinasi është duke zhvilluar një sezon fantastik. Golat vendimtar dhe asistet e 21-vjeçarit ka ndihmuar ekipin e Antonio Contes të konkurojë për vendin e parë në Serie A me Juventusin. Forma e mirë sportive e Martinez ka bërë që për lojtarin e kombëtares argjentinase të shfaqin interes disa nga ekipet prestigjoze në kontinetin evropian. 

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Manchester United, dëshirojnë që ta ofrojnë në “Old Trafford” futbollistin e Interit. Për të mbërritur tek talenti zikaltër, United duhet të ofrojë jo më pak se 100 milionë euro.

EMISIONET