Anglia konfirmon dy rastet e para me koronavirusin Wuhan, në Gjermani i pesti, në Tajlandë numri arrin në 19

Anglia konfirmon dy rastet e para me koronavirusin Wuhan, në Gjermani i

Konfirmohen dhe dy rastet e para me koronavirusin Wuhan  në Britaninë e Madhe, bëjnë të ditur autoritetet zyrtare.

Pacientët janë nga e njëjta familje dhe janë trajtuar nga Shërbimi Kombëtar I Shëndetësisë në veriperëndim të Anglisë.

Pacientët po marrin kujdesin mjekësor dhe ne po përdorim procedurat e testuara të kontrollit të infeksionit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit” tha profesori Chris Ëhitty në një deklaratë, duke shtuar se zyrtarët shëndetësorë po punojnë  për të identifikuar personat e tjerë që pacientët mund të kanë rënë në kontakt me.

Ndërkohë në Gjermani konfirmohet rasti i pestë.

Deri tani raportohen mbi 9 700 raste të infektuara me koronavirus dhe 213 të vdekur në Kinë.

Ndërkohë, në Korenë e Jugut janë konfirmuar deri më tani 11 raste me koronavirus sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore të këtij vendi.

2 nga 4 rastet e konfirmuara janë anëtarë të familjes të pacientit të 6, i cili ishte rasti i parë i konfirmuar si i infektuar nga nga kontakti ndërmjet njerëzve.

Tajlandë, shkon në 19 numri i rasteve me koronavirus

5 raste të tjera me koronavirus janë konfirmuar në Tajlandë, duke çuar në 19 numrin total të rasteve, sipas informacioneve nga Minstri i Shëndetësisë. 4 nga 5 rastet e reja janë nga janë shtetas kinezë nga Ëuhan. Rasti i 5 është një shofer taksie vendas.

Ai ishte i pari shtetas tajlandez i infektuar me koronavirus i cili nuk ka udhëtuar në Kinë por është infektuar nga kontaktet me personat e ardhur nga Kina.

EMISIONET