Reforma zgjedhore është kthyer objektiv i politikës dhe ndërkombëtarëve në ditët e fundit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë rritur presionin ndërsa janë angazhuar ndjeshëm për të inkurajuar palët politike në vend drejt konsensusit për ligjin zgjedhor.

Gazetari, Genc Burimi, në një lidhje me skype për Ora News nga Franca vlerëson se pas shembjes së Teatrit , Perëndimi po merr sinjale se kryeministri Rama po rrëshqet në autoritarizëm dhe mbështetjen e tyre po e merr si të mirëqënë për gjithçka.

Burimi: Këto aksione arrijnë në fundin e izolimit për shkak të pandemisë, pas shembjes së Tetarit në Tiranë dhe në një moment ku Shqipëria do të avancojë në axhendën europiane. Nëse marrim shembjen e Teatrit, perëndimorët po shikojnë se Edi Rama po devijon në një frymë autoritariste si Vuçiç në Serbi. Vuçiç ka humbur të gjithë pikët në perëndim sidomos me atë që bëri me Kinën ku i puthi, u tregoi mirënjohje të theksuar, shtypjen që u bën mediave dhe protestave. Në krtahasim me Vuçiç, Rama shikohej si shumë përparimtar dhe shumë i moderuar. Kjo që ndodhi me Teatrin po fillon ti japë sinjale perëndimit që Rama po merr pak kot, po kujton se është i fuqishëm, Rama e mendon veten të imunizuar se perëndimi e përkrah dhe këtë e merr si kartë të bardhë për gjithçka. 

Në momentin kur Aleanca për Teatrin demonstronte, Ambasadorja hynte në zyrën e Edi Ramës për ti kërkuar avancimin e axhendës së reformës zgjedhore me dy pika, listat e hapura dhe sistemi proporcional. Leximi i dytë është se pandemia zgjati 3 muaj, humbëm shumë kohë, tani duhet të avancojmë me reformën zgjedhore. Mendohet se është një moment oportun për Shqiërinë që të avancojë në procesin e integrimit por për të avancuar duhet reforma zgjedhore. Ka dy gjëra, ose perëndimi thotë gjeni dakordësinë dhe mbyllni reformën zgjedhore, pavarësisht çfarë ka brenda, ose perëndimi do reformë zgjedhore e cila të përgatisë terrenin që kjo klasë politike aktuale të zëvendësohet me një klasë të re politike.


/Ora News.tv/