Anëtarja e Kryesisë sfidon Bashën: Lulzim, na jep vetëm një provë që nuk bashkëqeveris me Ramën

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, kërkon nga opozita djegien e mandateve i bën një sfidë kryetarit të partisë së saj.

Reagimi i plotë i Bushatit: 

Lulzim, na jep vetëm një provë!

Digj mandatet!

Na provo ne që të dolëm kundër dhe të gjithëve, që je i gatshëm të sakrifikosh mandatin tënd e të Listës tënde.....

Provo që, kush të ka akuzuar se i ke shitur mandatet e deputetëve, ka gabuar!

Provo që, kush të akuzon se ti punon ditë natë për bashkëqeverisje me Ramën, gabohet!

Provo që, mesnata e 17-18 Majit nuk të mban peng!

Digj mandatet!

Lëri përrallat që “veç po kaluan mbi trupat tanë”.... Rama e bëri rrugë.....

Digj mandatet!

Ai nuk mund të quhet më Parlament!

Askush nuk të ndjek ty, nëse nuk e sheh këtë provë nga ty!

Për dikë që e quan veten Lider, kjo nuk është as sakrificë!

EMISIONET