Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ben Andoni ka folur në lidhje me gazetarinë në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias.

Ai tha se ditën e sotme ka vetëm një prononcim të presidenti Meta dhe kreut të opozitës, por jo të mazhorancës në një ditë si kjo.

Andoni shtoi se media e ka gjithmonë më të vështirë që të manovrojnë me burimet e saj.

Ben Andoni: Sot kam parë vetëm reagimin e presidenti dhe kryetarit të Opozitës. Ndërsa nga pjesa e mazhorancës që ka pjesën më të madhe të pushtetit kam parë një lloj heshtjeje. Shqetësuese është neglizhenca se me çfarë shikohet ky lloj rankimi që ka rënë me 2 shkallë nga viti i kaluar. 

Media e ka gjithmonë më të vështirë që të manovrojnë me burimet e saj. Ka gjithmonë e më pak zëra të medias print në tezat ku shitet zakonisht. Ka rrudhje të jashtëzakonshme të gazetarëve të terrenet, ata që e ushqejnë median. Të gjitha portalet qarkullojnë lajmet e njëra-tjetrës. 

Andoni u shpreh se shumica e lajmeve jepet nga mediumi i kryeministrit dhe se nuk dihet pasuria e një pjesë të mirë të gazetarëve.  

Ben Andoni: Ju e shikoni sot nga ku jepen shumica e lajmeve është mediumi i kryeministrit të vendit. Se si është diskursi atje vjen edhe te ministrat e te përcjellja e lajmit. Ndërsa nga periferia dhe rrethet na vjen vetëm kronika e zezë, që edhe ajo vjen nga policia. 

Një pjesë e mirë e gazetarëve nuk u dihen burimet e pasurive dhe nga mënyra se si importohet, duket se janë palë. Komuniteti ynë është i varur nga pronarë që nuk e respektojnë staturën e gazetarit. Gjithmonë duhet të jesh brenda staturës dhe humorit të pronarëve. 

/Ora News.tv/