Andi Tepelena: Ministria e Kulturës, ministri për qoka

Andi Tepelena: Ministria e Kulturës, ministri për qoka

Kuratori i artit, Andi Tepelena i ftuar në "Ekopolitikë", tha se Ministria e Kulturës shihet si një vend për qoka, duke kërkuar decentralizim në kulturë.

Tepelena: Ministria e Kulturës nga të gjithë ministrat e majtë dhe të djathë është parë si një ministri qokash. Aty janë punësuar militantë, njerëz të paaftë që nuk kanë lidhje me kulturën. Është parë Ministria e Kulturës si një thes që është aty dhe që duhet shpërndarë. Është një mentalitet pak komunist. Mbështetja faktike për artin është qesharake e dejtë për një vend të botës së tretë dhe jo një vend evropian. Ajo që duhet bërë është decentralizimi i kulturës, ku institucionet kryesore të artit të mos jenë të varura nga Ministria e Kulturës.

EMISIONET