Ancelotti synon dy "ish", kërkon dhe yllin e Juventusit te Everton

Ancelotti synon dy "ish", kërkon dhe yllin e Juventusit te

Me mbërritjen e Carlo Ancelottit te Everton kanë nisur punën për tu forcuar në merkato. Sipas asaj që raporton "Tuttosport", klubi anglez kërkon të shtojë cilësitë në organikën në dispozicion të italian, ku sulmi duket se është pozicioni që çalon më tepër.

Për këtë, Ancelotti ka vendosur në shënjestrën e tij emra të rëndësishëm si Lorenzo Insigne i Napolit, James Rodriguez i Realit të Madridit dhe Adrien Rabiot i Juventusit. Sa i përket dy emrave të parë, 60-vjeçari i njeh mjaft mirë, pasi i ka trajtuar më parë tek skuadrat e tyre aktuale.

Ndërkaq, Ancelotti po synon të përfitojë nga situata që po kalon Rabiot në Torino dhe një transferim i francezit në Premier League shihet si mundësi e mirë për karrierën e mesfushorit. Por, për të arritur te treshja, Evertonit i duhet të shpenzojë shumë, me përllogatitjet që kapin vlerën e 100 milionë euro.

EMISIONET