Anastas Janullatos bën ndërhyrje në zemër, Meta i uron shërim të shpejtë

Anastas Janullatos bën ndërhyrje në zemër, Meta i uron

Kryepeshkopi Anastas Janullatos i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër të premten në një spital privat në kryeqytet.

Janullatos ka vendosur 2 stenda në zemër dhe Kryepeshkopata njoftoi se ndërhyrja është realizuar me sukses.

Kryepeshkopata thotë se Anastas Janullatos është në gjendje të kënaqshme dhe  se për 2 ditë kthehet në Krye-peshkopatë.

"Pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastasi, u shtrua në një spital privat në Tiranë, për shkak të shqetësimeve kardiake. Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm. Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë".

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe presidenti Meta duke i uruar Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme.

"Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme.Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë.Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik për mbarë botën".

EMISIONET