Analizojnë të metat, disiplina parim kryesor te Vllaznia

Analizojnë të metat, disiplina parim kryesor te Vllaznia

Akademia Vllaznia ka zhvilluar analizën e radhës për tremujorin e fundit të punës. Përgjegjësi administrativ, Qashif Hoxha dhe ai teknik, Alban Neziri ka vënë në dukje punën e mirë të bërë gjatë kësaj periudhe, por njëkohësisht kanë analizuar edhe disa të meta të konstatuara dhe për të cilat u la detyrë që të korigjohet.

Njëkohësisht, u përcaktuan edhe objektivat për periudhën e mbetur deri në fund të sezonit dhe u ngul këmbë në forcimin e disiplinës dhe po ashtu edhe në menaxhimin e lojtarëve. Hoxha dhe Neziri u lanë detyrë secilit prej trajnerëve të hartojnë një raport teknik për çdo lojtar të spikatur.

Drejtuesit e Akademisë kanë kërkuar nga trajnerët përsëritjen e sukseseve në arenën ndërkombëtare të ekipeve U-19 dhe U-17. Po ashtu, u vendos që të bëhej evidentimi i lojtarëve të spikatur të ekipit U-19 për ekipin e parë dhe u vendos që të hartohet një raport i detajuar për drejtuesit e klubit.

EMISIONET