Analiza e Artur Zhejit: Palët politike po shkojnë urtë e butë drejt takimit elektoral të qershorit 2021

Analiza e Artur Zhejit: Palët politike po shkojnë urtë e

Situatën politike Artur Zheji e shikon të qetë. Në një analizë që drejtuesi i emisionit "360 gradë" bëri në studion e lajmeve në RTV Ora foli për një marrëveshje, që palët politike do t'i çojë urtë e butë drejt zgjedhjeve të 2021.

Beti Njuma: Çfarë do të ndodhë në muajit në vazhdim?

Artur Zheji: Kam përshtypje që do ketë një marrëveshje transversale për të kaluar urtë e butë. Deri në një vit më parë ishim në këtë studio, në të gjitha tribunat, denoncimet, akuzat, përbetimet e tmerrshme që Edi Rama nuk do mbaronte mandatin e tij qeverisës. Për disa javë jemi në vitin elektoral, askush nuk flet më për zgjedhje të parakohshme. Askush nuk flet më për rënien e parakohshme të Ramës. 

Të gjitha palët politike po shkojnë urtë e butë drejt takimit elektoral të qershorit 2021. Pra i gjithë mandati i diskutuar, në emër të ndërprerjes së këtij mandati, u dogjën mandatet, u braktisën zgjedhjet, u la në rrugë populli opozitar me shpresën se do të vinte përmbysja e madhe e parakohshme, asgjë nga këto nuk u vërtetua dhe tani po presim rrjedhën e qetë dhe të butë të zgjedhjeve të zakonshme të vitit 2021.

Atëhere pyes: Pse vallë duhet që të fitojë opozita kur ka zhgënjyer në mënyrë të përsëritur angazhimet e saj me opozitarët?

Beti Njuma: Pra ju jeni që Rama të mbetet në pushtet deri në 2025?

Artur Zheji: Unë nuk jam që zoti Rama të mbetet në pushtet. Nuk është një gjë e mirë për Shqipërinë. Unë mendoj që analiza e fakteve, nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli biologjike, apo ndonjë mrekulli e natyrës 'zoti zbret nga qielli', ose ndodh që SHBA një telefon i bardhë apo një telefon i kuq merr në telefon Ramën dhe i thotë: Largohu se ti i mbarove ditët e tua, se kështu bëhen gjërat me vendet pa kërbisht. Si e larguan  Albin Kurtin, me një telefon me Grenell, bënë një konspiracion dhe ai u largua.

EMISIONET