Analisti Çipa paralajmëron krizë politike pozitë-opozitë

Analisti Çipa paralajmëron krizë politike

Analisti Aleksandër Çipa paralajmëron një krizë politike në raportit mes pozitës dhe opozitës. Në studion e lajmeve të Ora News,   duke bërë një analizë për situatën politike në vend, Çipa tha se opozita ka nevojë  të strukturojë përfaqësimin.

Çipa tha gjithashtu se opozita nuk ka një sineqeritet të pastër për raportin që do të ketë me institucionet e drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë  me institucionet e vettingut.

Çipa: Më shumë sesa një ngërç politik ekzistojnë premisat e mbartura deri në ditët e fundit të 2017 sipas gjasave për një krizë politike në raportet mes pozitës dhe opozitës. Një krizë që të paktën në leximin e parë ka të bëjë me aksionin politik të refuzimit  dhe të kontestimit gati konfliktual të opozitës. Kur them konfliktual nënkuptoj faktin e alternativës së djegjes së mandateve apo grisjes së mandateve dhe diçka tjetër. Por në një semantik politike një veprim i tillë do ta ndëshkonte opozitën. Opozita ka nëvojë të strukturojë përfaqësimin dhe atë që konsiderohet formacionin politik të saj. Ta strukturojë në dy dimensione, dimensionin programor dhe në dimensionin e përgatitjes së projekteve që kontrastojnë me projektet që implementon qeveria. Kjo gjë nuk po bëhet rigorzisht. Nga ana tjetër opozita nuk ka një sineqeritet të pastër për raportin që do të ketë me institucionet e drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë  me institucionet e vettingut. Kur them opozita nuk nënkuptoj anëtarësinë dhe lidershipin  e saj, por ata persona që kanë pasur mandatet në nivelet e përfaqësimit të ekzekutivit kur qeverisej nga opozita, ata që kanë qenë jetëgjatë në qeverisje dhe në nivelet e pushteteve të tjera. Në këtë pikëpamje opozita duhet të reflektojë më shumë një gatishmëri pranuese për pastërtinë dhe natyrisht pa braktisur atë që quhet syçeltësia e moskeqpërdorimit të  dhe mospërdorimit politik  të institucioneve të drejtësisë për llogari dhe në alibi të ushtrimit të drejtësisë.

Duke folur për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Çipa tha se Arta Markut thjesht i janë deleguar kompetencat  për rolin e Prokurorit të Shqipërisë.

Çipa: Në fakt nuk kemi të bëjmë me përdorimin juridik të një termi të tillë. Në pikëpamjen konstitucionale proceduralisht është respektuar kushtetuta. Ne nuk kemi një Prokurore të Përkohshme të Përgjithshme, por kemi një Prokurore të cilës i janë deleguar kompetencat për rolin dhe funksionet e Prokurorit të Republikës.

EMISIONET