Amnistia, momenti kur 21 gra lanë sot qelitë e burgut 325 në kryeqytet

Amnistia, momenti kur 21 gra lanë sot qelitë e burgut 325 në

21 gra të dënuara kanë lënë qelinë e burgut 325 në Tiranë, ku vuanin dënimin prej kohësh për vepra penale të cilat ato kanë kryer.

Me fytyrën e mbuluar, ato nxitonin të përshëndeten me familjarët të cilët i prisnin në ambientet e jashtme të burgut.

Mes grave të cilët u liruan, kishte raste që nuk u pritën nga familjarët në ambientet e jashtme të burgut.

Këto dy ish-të burgosura krahas rrobave që ata kanë mbajtur me vete gjatë vuajtjes së dënimit, morën me vete dhe një pjesë të punimeve të dorës që ato vetë i kanë bërë.

Gratë ishin përgatitur për të lënë qelinë që prej orës 10 të mëngjesit të së martës, por për arsye procedurale, u vonua me 7 orë lirimi i tyre.

Nga amnistia e miratuar nga qeveria përfitojnë 175 të burgosur, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë. 

Nga amnistia kanë përfituar 2 të mitur dhe rreth 150 meshkuj. 

Kriteret për të përfituar nga amnistia ishin për gratë me dënim deri në 3 vite, ndërsa për meshkujt deri në 2 vite dhe në moshën mbi 60-vjeç. 

Të dënuarit që përfituan nga amnistia kanë kryer vepra të lehta penale.

EMISIONET