Për ekonomistin Pano Soko, emigrantët që punojnë në të zezë, marrin 800-1000 euro në muaj dhe nuk u del për të ngrënë. Por edhe nëse sjellin para në Shqipëri, mund të kapë vlerën e 200-300 eurove, çka është e papërfillshme për tu amnistuar.

Pano Soko: ''Nuk është thjesht një ligj i izoluar i cili përpiqet të zgjidhë një situatë ngërçi në sektor, sektri fiskal. Këtu ka një qasje politike në lidhje me këtë. Ai emigranti që ka punuar në të zezë jashtë ka marrë 700-800 euro. Kush punon në të zezë? Lavapjatë, ai që mbledh ullinj, ndërtimi, bujqësia. Kanë marrë nga 800-1000 euro në muaj. Nuk iu del të hanë bukën dhe mund të sjellin 200-300 euro në Shqipëri. Nuk ka nevojë të bësh një ligj amnistie për 200 euro. Kush ka lek? Ka emigrantë të pasur. Janë drejtor bankash, marrin nga 20-30 mijë euro në muaj por janë brenda sistemit.''

I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, Soko u shpreh se ky ligj u duhet atyre që kanë krijuar kapital të madh në mënyrë të padrejtë.

Pano Soko: ''Atyre nuk iu duhet ky ligj, por kujt i duhet tani? Kjo është me teorinë e përjashtimit. Ato që mbeten për të sjellë, janë ata që kanë krijuar kapitale në mënyrë të padrejtë aty ku janë jetuar. Shumë kapital saqë duhet një ligj për t'i amnistuar.''

/Ora News.tv/