Reforma zgjedhore, Ambasadroja gjermane takohet me Gjiknurin

Reforma zgjedhore, Ambasadroja gjermane takohet me Gjiknurin

Ndërkombëtarët kërkojnë miratimin e reformës zgjedhore para zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, si një nga kushtet prioritarë për hapjen e negociatave. 

Ambasadorja gjermane Sussane Schutz përreth 1 orë zhvilloi një takim në Partinë Socialiste me Sekretarin për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri.

Pas takimit me amabasadoren, Gjiknuri më anë të një statusi në facebook u shpreh se PS vijon përpjekjet për të çuar përpara reformën zgjedhore, me konsensus sa më të gjërë politik dhe në konsultim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz bashkëbiseduam rreth përpjekjeve të vazhdueshme të Partisë Socialiste për të çuar përpara reformën zgjedhore, me konsensus sa më të gjërë politik dhe në konsultim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme,"-shkroi Gjiknuri.

Socialistët herë pas herë kanë bërë thirrje për opozitën që ndodhet jashtë parlamentit që të ulen në një tryezë të përbashkët për të miratur ndryshimet në Kod, por deri më tani ende nuk ka një reagim pozitiv nga PD dhe LSI. Megjithatë PS nuk e ka përjashtuar mundësinë e miratimit të draftit që tashmë ndodhet në Kuvend me 17 deputetët e rinj që janë bërë pjesë e Parlamentit. 


EMISIONET