Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ishte sot në Presidencë për të paraqitur letrat kredenciale.


Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në facebook nënvizoi edhe një herë se SHBA mbetet një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

"I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.

SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane"

Pritet rreth orës 11:45 të mbajë dhe fjalimin e prezantimit në ambasadë.

Ambasadorja e re e SHBA-së  mbërriti në Tiranë më 22 janar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Një ditë më pas përmes postimi në facebook shprehu angazhimin për të dhënë maksimumin në këtë mision.

"Jam e nderuar dhe i kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam i gatshme ti përvishem punës."









/Ora News.tv/