Pasi i premtoi 100 milion dollarë Shqipërisë, për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, ambasadorja Yuri Kim,  shkoi takoi presidentin Ilir meta.

Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërsa fokusi ka qenë te koronavirusi, ku situata këtë javë është bërë me problematike me rritjen numrit të infektuarve por dhe viktimave.

Ambasadoren Amerikane, presidenti Ilir  Meta e shoqëroi deri  ne hyrje të presidencës, ndërsa në pamje duket se të dy respektojnë rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetësisë, duke mos shtrënguar duart.

Eskorta e ambasadores Kim doli nga presidenca në një kohë kur qarkullimi ishte mbyllur ndërsa në rrugët e kryeqytetit ka vetëm automjete police dhe ushtrie.


 



/Ora News.tv/