Ambasadorja e Kosovës në SHBA: I heqim kapelen Veliajt

Ndryshimet që ka pësuar Tirana këto tre vite e kanë kthyer atë në simbol të transformimit dhe suksesit. Teksa ka postuar në twitter foto të një nga 4 mijë biçikletat Mobike të teknologjisë së fundit që kanë mbërritur në kryeqytet si dhe të koncertit të Rita Orës, ambasadorja e Kosovës në Washington, DC, Vlora Çitaku ka vlerësuar  punën e kryebashkaikut Veliaj, duke e cilësuar një shembull për pjesën tjetër për t’u ndjekur!

“Tirana po shndërrohet në një simbol të transformimit dhe suksesit në pjesën tonë të #Europe! Ne kurrë nuk kemi parë aq shumë kulturë, inovacion, turizëm dhe progres siç po shohim tani! Heq kapelen për @erionveliaj një shembull për pjesën tjetër për t’u ndjekur! #Tirana #TiranaBikeCity”, shkruan Vlora Çitaku në twitter.  

EMISIONET