Ambasadorja amerikanë në Durrës: SHBA, solidaritet dhe mbështetje

Ambasadorja amerikanë në Durrës: SHBA, solidaritet dhe

Durrësi si një prej qyteteve më të prekur nga tërmeti i 26 nëntori ishte përzgjedhur jo pa qëllim nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për vizitën e parë pas prezantimit në Tiranë. Ajo tha se ishte atje për tu njohur jo vetem me dëmet, por edhe punën që po bëhet për rikuperimin, ku premtoi se mbështetja amerikaen do të vazhdojë.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zgjodhi Durrësin si një prej qyteteve më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit për vizitën e parë pas prezantimit zyrtar në Tiranë.

Një zgjedhje me mesazh të dyfishtë.

Kim: Ne donim të vinim dhe të shprehnim solidaritetin me qytetarët e Durrësit pas tërmetit të 26 nëntorit. Është e rëndësishme për miqtë të festojnë së bashku por më e rëndësishme është të mund ta ndihmojnë njeri-tjetrin. Sapo kam ardhur nga vizita e Kryqit të Kuq shqiptar sepse doja të shihja jo vetëm dëmet por edhe përpjekjet që po bëhen për rikuperimin nga dëmet. 

Dhe aty nga vendi ku ngrihej pallati 6 katësh që shkaktoi 7 viktima nga dy familje, premtoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA në ringritjen e Shqipërisë.

Kim: Dua që populli shqiptar ta dijë se miqtë tuaj amerikanë janë në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur. Ndihma jonë financiare, teknike dhe njerëzit tanë erdhën menjëherë pas fatkeqësisë. Ne do vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me qeverinë shqiptare për të bërë gjithçka që është mundur për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ambasadorja amerikane pati nje takim edhe me drejtues të Shtabit të Emergjencave ku mësohet se është njohur me bilancin e dëmeve dhe menaxhimin e situatës.


EMISIONET