Ambasadorja amerikane takim me kreun e SPAK: Prokurorët përballen me krimin e organizuar

Ambasadorja amerikane takim me kreun e SPAK: Prokurorët përballen me

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim zhvilloi paraditen e sotme një takim me kreun  e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) Arben Kraja.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se në takimin e Ambasadores Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të SHBA, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar BKH.

Sot është afati i fundit për aplikimit për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Një ditë më parë Kim u takua me kryeprokurorin Olsian Çela. Diplomatja amerikane i garantoi Prokurorit të Përgjithshëm ndihmën e SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Kim gjithashtu nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

EMISIONET