Ambasadorja Kim në zyrën e Ramës për 60 minuta për Teatrin dhe zgjedhoren. Së shpejti me Bashën

Ka zgjatur më shumë se 1 orë takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim me kreun e qeverisë Edi Rama. Takimi u mbajt në kryeministri dhe përfundoi rreth orës 13:00

Ambasada amerikane përmes një postimi në facebook shkruan se Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

Në takim, Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti" thuhet në njoftimin e ambasadës.

Shembja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar tensionimin e klimës politike. 

Pavarësisht protestës se Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mazhoranca nuk është tërhequr nga ndërtimi i Teatrit të ri sipas projektit danez.

Një ditë pas protestës, ndërkombëtarët kanë nisur lëvizjen.  Më herët diplomatët e BE-së takuan Bashën.

EMISIONET