Ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar kritikon mediat: Mos e paragjykoni Kinën

Ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar kritikon mediat: Mos e

Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar e ka quajtur reagimin global ndaj shpërthimit të koronavirusit si një "reagim të madh" dhe kritikoi mediat për një "paragjykim" ndaj Kinës.

Duke folur në Londër, Liu Xiaoming bëri thirrje për një përgjigje të arsyeshme dhe akuzoi njerëzit për "diskriminim" në shënjestër të komunitetit kinez, shkruan CNN.

Ai vlerësoi reagimin e Kinës ndaj kësaj situate për të cilën tha se shkoi më keq nga se mendohej më parë dhe përtej rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetit. Liu bëri thirrje që të respektohet vendi i tij dhe të vlerësohet përpjekja e Kinës në luftën ndaj koronavirusit.

Liu minimizoi shpërthimin duke e krahasuar atë me gripin në SH.B.A., dhe tha se Kina është "plotësisht e sigurt" në përballimin e koronavirusit, duke hedhur poshtë efektet e tij negative në ekonominë e vendit si "të përkohshme".

EMISIONET