Ambasadori italian: Reforma zgjedhore të miratohet brenda 31 majit e dakordësuar nga të gjithë

Ambasadori italian: Reforma zgjedhore të miratohet brenda 31 majit e

Sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve këto ditë janë nga tryeza e Këshillit Politik që pritet të miratojnë reformën e shumëpritur zgjedhore. Ambasadori italian në vendin tonë, tha se ajo duhet të jetë e gjithëpranuar dhe brenda afateve. Ndërsa i pyetur për çështjen e Teatrit Kombëtar ku italianët kanë një lidhje indirekte, ai foli për politizim të debatit ndër vite.

Reforma zgjedhore është një prej kushteve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj ndërkombëtarët në Tiranë po i ndjekin zhvillimet orë pas ore me vëmendje maksimale!

Amabsadori Italian, Fabrizio Bucci nga Vlora tha se ata presin brenda afatit të përcaktuar një reformë të gjithëpranuar.

“Ne jemi duke ndjekur me vëmendje situatën. Kemi parë progress të rëndësishëm, por do të ketë takime të tjera dhe shpresojmë që brenda datës 31 maj, të lindë një marrëveshje dhe të kemi dakordësinë mes të gjitha palëve. Reforma është e rëndësishme pasi stabilizon rregullat e lojës dhe si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, pas një viti apo kur do të që mbahen. Një reformë kaq e rëndësishme duhet miratohet nga të gjithë”.

Shembja e Teatrit Kombëtar mbetet temë e nxehtë e debatit.

Amabsadori Italian thotë se të huajve nuk u takon të ndërhyjnë, në një çështje që sipas tij u politizua, por nga ana tjetër theksoi se për vendim të tilla duhet të ketë dialog të mirëfilltë.

“Për ne, mbrojtja trashgimisë, historike, kulturore e arkeologjike është thelbësore. Debati për Teatrin Kombëtar ka disa vite që zhvillohet, por ishte politizuar. Ishte shndërruar në një terren përplasjesh mes opozitës e qeverisë. Dhe këto polarizime politike nuk ndihmojnë në dialog për një temë kaq të rëndësishme. Por besoj se nuk i përket një qeverie të huaj të ndërhyjë se çfarë duhet shembur e çfarë duhet ruajtur. E rëndësishme është që kur vendimet të merren, të ketë dialog të mirëfilltë dhe të frytshëm mes palëve”.

Në vizitën e parë në Vlorë, ambsadori italian foli edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

EMISIONET