Ambasadori i SHBA në Shkup: Jemi të bindur se Marrëveshja me Greqinë do të plotësohet

Ambasadori i SHBA në Shkup: Jemi të bindur se Marrëveshja me

 SHBA-ja është e bindur se Marrëveshja me Greqinë do të vazhdojë të plotësohet, dhe pret Maqedonia si Maqedoni Veriore të bëhet anëtare e NATO-s. Këtë e deklaroi sot ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily.

Ai theksoi se duhet të formohet Komisioni Shtetëror Zgjedhor që të mundet t’i realizojë përgatitjet për referendumin e ardhshëm, në të cilin qytetarët do ta shprehin mendimin e tyre.

I pyetur për vijimin e referendumit, Baily tha se ky është momenti kur qytetarët e Maqedonisë do të duhet të vendosin nëse duan të ardhme në NATO dhe BE.

“Mendoj se do të votojnë për këtë sepse përkrahja e NATO-s ekziston në vend që nga vitet e 90-ta, nga pavarësia. Mendoj se që nga samiti në Bukuresht e dukshme është se duhej të vjen deri te marrëveshja me Greqinë që çështja me emrin të shkojë përpara. Ky është kompromis i rëndë, por mendoj se tani qytetarët e vendit kanë mundësi ta shohin të ardhmen e tyre”, tha Baily.

Ai theksoi disa herë ka biseduar me presidentin Gjorge Ivanov për të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO.


EMISIONET