Pezullohet edhe linja ajrore e mbetur Tiranë-Stamboll-Tiranë

Mbyllet edhe porta e fundit për të dalë apo për të hyrë nga vendi ynë. Ashtu siç ka ndodh me destinacionet e tjeter edhe linja ajore Tiranë-Stamboll nuk do të funksionojë më për shkak të masave të marra nga shteti turk kundër përhapjes së COVID-19. 

Për këtë arsye ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit e saj që jetojnë në vendin tonë se nuk është më e mundur për të dalë nga kryeqyteti shqiptar. Por selia diplomatike shprehet se po punon për gjetjen e një zgjidhje alternative për të gjithë ata persona që duan të kthehen në SHBA.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë në Shqipëri të kontaktojnë në [email protected]


EMISIONET