Ambasada e Katarit ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë

Ambasada e Katarit ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në

Ambasada e Katarit i është përgjigjur thirrjes së Bashkisë Tiranë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit dorëzuan ndihmat në ushqime, veshje dhe elektroshtepiake në magazinat e rezervave të emergjencave, ndërsa kryebashkiaku theksoi se mes dy vendeve tashmë është konsoliduar një marrëdhënie miqësie.

“Jam shumë mirënjohës për gjithë ndihmën që kam marrë nga miku im, ambasadori i Katarit, ndër të parët që i është përgjigjur thirrjes sonë për të dhënë një ndihmë të konsiderueshme për fazën e emergjencës. Një  mik i mirë është edhe në gëzim, edhe në hidhërim. Kemi qenë bashkë në gëzime dhe në shumë aktivitete sportive, si ato që bëmë për kampionatin botëror, por jemi sot edhe në ditën tonë të nevojës dhe besoj që këtu duket shoqëria e vërtetë, kur dikush të gjendet në ditën që ke një fatkeqësi”, tha Veliaj.

Veliaj përsëriti se Bashkia Tiranë po punon për rindërtimin e banesave të prekura në një afat sa më të shkurtër.

“Bashkia e Tiranës ka arritur me shumë sukses që të caktojë një sipërmarrës për ndërtimin e një shtëpie të dëmtuar. Ndërkohë që ndërtojmë këto shtëpi, miq, si miqtë tanë nga Katari, janë duke siguruar ndihmat e nevojshme, që askush të mos ndihet i lënë pas dore. E kuptoj si funksionon edhe situata e emergjencës: 3 ditë është lajmi dhe mbulohet hataja, pastaj ndodh një dramë a çudi tjetër e të gjithë shpërqëndrohemi. Ajo që mund t’ju siguroj është që Tirana dhe miqtë e Tiranës nuk shpërqëndrohen. Ne do të rrimë të fokusuar derisa ta çojmë këtë mision deri në fund dhe derisa të sigurohemi që çdo shtëpi është rindërtuar dhe çdo njeri ka marrë ndihmën e nevojshme”, u shpreh Veliaj.

Ambasadori Ali bin Hamad Al-Marri, shprehu solidaritetin e plotë të popullit të Katarit me situatën që shkaktoi tërmeti.

EMISIONET