Ambasada britanike mirëpret vendimin e opozitës: Reforma zgjedhore të përmbyllet sa më shpejt

Ambasada britanike mirëpret vendimin e opozitës: Reforma zgjedhore

Ambasada e Britanisë në Shqipëri ka reaguar për kthimin e opozitës jashtë paralamentare në tryezën e reformës zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada shprehet se ky lajm është inkurajues dhe se është e rëndësishme që reforma zgjdhore duhet të përmbyllet në një kohë të shkurtë për të bërë një hap më shumë drejt Bashkimit Europian.

''Lajm inkurajues në lidhje me angazhimin e Opozitës për të vazhduar angazhimin në Këshillin Politik. Është e rëndësishme që ngërçi të kapërcehet dhe Reforma Zgjedhore të përmbyllet në kohë sa më të shkurtër, për të përmirësuar procesin zgjedhor dhe për të bërë një hap më shumë drejt pranimit në BE'', shkruan ambasada.

Në një prononcim për gazetarët kreu i opozitës u shpreh se Rama po pengon reformën zgjedhore dhe integrimin evropian të vendit.

Basha shtoi se tryeza e reformës zgjedhore nuk është braktisur, por është bojkotuar vetëm në datë 18 pasi po dhunoheshin qytetarët dhe aktivistët.

EMISIONET